EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen nr.4 të qytetit.

Sipas burimeve për SYRI-n, ngjarja para pak minutash në rrugën “Mitat Hoxha” dhe mësohet person i mbetur i plagosur është Adil Veli, 54-vjeç, ish-efektiv policie.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës.

Sarandë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.