Pastrimi i parave, Çollaku: Janë tre të hetuar nga SPAK e thuhet grup kriminal, po inceneratori ku hetohen 100 veta çfarë është...
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri tv ka qenë Gazetari Basir Çollaku.
Në bisedë më moderatorin Arnold Kariqi ai ka komentuar situatën me pastrimin e parave në Shqipëri pas një operacioni të SPAK gjatë orëve të fundit.
Basir Çollaku: Dp të thoja që është bashkëgoditur me partnerët zviceranë. Se nuk është një goditje që vjen vetëm nga njëra palë. Bashkëpunimi dhe kërkesa për ndihmë juridike drejtuar autoritetve zviverane dhe shkëmbimi i informacioneve apo dosjeve të tjera të ligjshme kanë sjellë edhe konkluzionin e goditjes së këtij grupi, apo një pjese të këtij grupi le të them sepse miliona euro nuk mendoj se janë dy persona që kanë arritur ti akumulojnë, ti qarkullojnë, venë në punë, pastrojnë e me pas ti çojnë në destinacione të tjera. Është një nga dosje, ngjarjet të trafikut me miliarda euro, nuk mund të them me miliona euro, kur tre persona nën akuzën aktuale të të dhënave të deritanishme të SPAK flasin për miliona euro. Po 30 po 300, e mijra të tjerë që janë në botën e trafikut në Shqipëri e jashtë saj deri në Amerikën Latine.
Duke bërë një inventar të kësaj natyre, referuar dosjeve dhe, materialeve të shumta që janë nxjerrë edhe nga SPAK por që kanë ardhur edhe nga partnerët duhet thënë që është lajm i mirë sigurisht. Por sasia e parave që qarkullon, sasia e trafikut që bëhet në raport ose në proporcion me goditjen, sekuestrimin, ndalimin mua me ngjan që është e zforcuar do të thoja. Natyrisht që është shenjë e mirë. Ne jemi në orët e para dhe duhet të mësohet nese do ndalemi këtu apo do të shkohet me tutje. Sepse për të pastruar miliona euro unë nuk mendoj se mblidhen tre vetë në një kafe dhe ata ja dalin ta bëjnë këtë gjë.
Kur pashë akuzën grup i strukturuar kriminal, dhe aty ishin tre emra. Mu kujtua menjëherë inceneratori i Tiranë që janë 100 vetë e 430 milionë euro dhe nuk ka grup të strukturuar kriminal. Vihet menjëherë në sy dallimi, sforcimi dhe pafuqia dhe pamundësia e strukturës së posaçme për të shkuar tek veprat e mëdha. Tek gjërat e mëdha, aty ku janë ministra, ku janë deputetë, ku janë kryetarë bashkish dhe ku janë edhe kryeministri sigurisht, pse ta shmangim. Për të ngritur një akuzë e cila është e vetë ngritur. Kjo është edhe një provë shtesë se për ngjarjet ku ka peshë dhe interesi publik është shumë i lartë sepse janë miliarda euro para publike të kontraktuara dhe të çuara dëm, një pjesë e tyre e vjedhur edhe sipas provave të ofruara nga Struktura e Posaçme në proceset e hetimit dhe të gjykimit...