SYRI TV/ Kultivohet në Ersekë grur 'i pastër' gjenetikisht, Filloreta Prifti: Fara me origjinë nga Egjipti

Pedagogia Filloreta Prifti, e cila la auditoret e Fakultetit Ekonomik në Tiranë për t’u marrë me bujqësi në Ersekë, ka kultivuar një farë gruri të pamodifikuar gjenetikisht. Ajo tregon se fara ka origjinë nga Egjipti i lashtë dhe ka vlera të rralla ushqimore.

Ndërkohë që fermerët në vend shpesh ankohen për cilësinë e dobët të farërave, e cila ndikon në prodhim, pedagogia që la auditoret në Tiranë për t’iu përkushtuar bujqësisë në Ersekë, Filloreta Prifti, po eksperimenton me kultivimin e një lloji gruri të pamodifikuar gjenetikisht.

Sipas saj, fara, bazuar në studimet e deritanishme, rrjedh nga Egjipti i lashtë dhe ka vlera të mëdha ushqimore.

Ajo shpreh edhe një kritikë ndaj instituteve shkencore në vend, të cilat, sipas Priftit, duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje farërave të tilla.

Pedagogia thekson se gruri që ka sjellë për të kultivuar në Ersekë ka vlera të larta ushqimore dhe sugjeron që në vend të kultivohen më shumë bimë të pastra nga ana gjenetike.