Zjarri rrezikon banesat në Gjirokastër, flakët përhapen me shpejtësi

Një zjarr i rënë në një zonë me barisht dhe mbeturina urbane ka rrezikuar seriozisht disa banesa në Gjirokastër.

Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe barishteve në lagjen Granicë në Gjirokastër, edhe për shkak të mbeturinave që hidheshin aty.

Zjarrfikësit në Gjirokastër u njoftuan nga një qytetar për rënien e zjarrit në afërsi të përroit, me rrezik potencial për banesat përreth.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipi zjarrfiëks u nis drejt vendngjarjes nga ku u konstatua se zjarri kishte marrë përmasa dhe po përhapej me shpejtësi.

Për shkak të situatës, drejt vendit të ngjarjes u dërguan edhe dy automjete shtesë. Falë ndërhyrjes në kohë nga zjarrfikësit, zjarri u neutralizua dhe u fik plotësisht.

 Aktualisht, ekipi zjarrfikes vijon të monitorojë zonën për çdo mundësi riaktivizimi të vatrës së zjarrit.