Koreja e Jugut përfshihet nga shirat e rrëmbyeshëm, 14 të vdekur

Të paktën dy persona humbën jetën sot nga shirat e rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, duke e çuar numrin e të vdekurve në 14 që nga fillimi i javës, njoftoi Ministria e Brendshme.

Por numri i të vdekurve mund të rritet më tej, pasi 12 persona mbeten të zhdukur pas pesë ditësh shirash të rrëmbyeshëm.

Këtë mëngjes, gati 170 milimetra shi goditën Qarkun Gapyeong, Provinca Gyeonggi, 70 kilometra në lindje të Seulit, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe katër të zhdukur.

Një grua rreth të 70-ave vdiq kur shtëpia e saj u shemb nga një rrëshqitje dheu, ndërsa trupi i një burri rreth të 40-ave u gjet pranë një ure pasi ishte mbytur, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap./ ANSA.