VIDEO/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojen e plazhit

 

Një tjetër sherr është regjistruar pasditen e sotme. Sherri i radhës ka ndodhur në Durrës.

Disa pushues mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.

Sipas raportimeve punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike.

Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.