VIDEO/ Aksident në Lezhë, makina merr përpara këmbësorin sapo doli nga marketi
Një aksident rrugor është shënuar në lagjen ‘Gurra’ të qytetit të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor, i cili, sipas burimeve nga vendngjarja, po dilte nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën në momentin e aksidentit.
Drejtuesi i mjetit nuk ka arritur ta dallojë në kohë këmbësorin, duke çuar në përplasjen e tij. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.