VIDEO/ Baleti i fundit në skenë, prima balerina Adela Muçollari: Është njësoj si t’i kërkosh.......
Në emisionin ‘Odeon’ në Syri Tv, prima balerina Adela Muçollari, një prej emrave më të ndritur të skenës shqiptare të baletit, ndalet për pak çaste në një mendim reflektues: si do të dukej baleti i saj i fundit në skenë?
Egla Xhemalaj: Adela, kanë kaluar shumë vite, po supozojmë pak: Ka një veprimtari të gjatë dhe të ndritur artistike Adela Muçollari në skenë dhe tani i duhet të kërcejë veprën e fundit. Cila do të ishte ajo? Çfarë do përzgjidhje për të përmbyllur ciklin artistik?
Adela Muçollari: Kjo është pyetje shumë e vështirë. Është njësoj si t’i kërkosh një piktori të shpjegojë rezultatin e një pikture… dhe pikërisht unë jam duke pikturuar.
Rezultatin do ta shihni në momentin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe aty do të kuptoni edhe përzgjedhjen ndoshta të një baleti që mund të interpretoj për të konkluduar karrierën time artistike si prima balerinë. Po unë jam ende në procesin e pikturimit. Kam tablonë e bukur përpara dhe jam thjesht duke shijuar momentin, jetën, pikturën… dhe në fund, do të shihni rezultatin.
Një përgjigje e thellë dhe poetike, që e fton publikun të presë me durim dhe emocion për veprën e saj të rradhës. Adela Muçollari, edhe në heshtje, vijon të flasë me gjuhën e trupit, shpirtit dhe artit.