Hoxhaj: Kërkon të sfumojë maskaradën e 11 majit! Dy 'shpikjet' e Ramës të zaptojë Thethin e ngrejë parkun fotovoltaik në Kaninë

Aksioni i ashtuquajtur nga kryeministri Rama për pastrimin e ambienteve publike është show i radhës. Redaktori i Syri TV, Julian Hoxhaj në intervistën e orës 16:30 në Syri Tv, argumenton pse ky aksion është propagandistik.

 “Show që po bën sot me bizneset është propagandistik. Ai po heq çadrat e lokaleve por nuk heq karriget. Shumë shpejt do ua riakthejë. Do të gjejë një formulë. Do të përdorë mekanizmat e propagandës"  thotë ai.

Çfarë po ndodh?

Hoxhaj sjell në vëmendje aksionin e “Fundit të Marrëzisë’ marrë disa vite më parë nga Rama gjoja prë të mbyllur lojrat e fatit të cilat sot lulëzojnë në cdo cep të Shqipërisë dhe po kontrollohen nga grupet kriminale. Për Hoxhën ka një arsye pse ai e ndërmori këtë shoë propagande, për të sfumuar maskaradën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit të cilat opozita dhe lideri i saj Sali Berisha po denonconte me forcë.

“Nëse ju kujtohet ‘Fundi i marrëzisë’ për ti dhënë fund lojrave të fatit, ndërsa sot ky biznes i paligjshëm lulëzon në çdo cep të Shqipërisë e kontrollohet nga grupe kriminale. Kemi parë aksione të lirimit të hapësirave publike, të cilat kanë qenë shoë e propagandë për të sfumuar problematikat që shqetësojnë qytetarët.

Mediat ishin të fokusuara tek denoncimet e opozitës dhe të Sali Berishës për krimet zgjedhore dhe maskaradën e 11 majit dhe befas Rama gjeti mënyrën për të dalë nga sikleti e për ta kthyer propagandën në favor të tij.

Unë kam qenë vetë në Vlorë dhe përtej propagandës nuk ka ndodhur asgjë. Lirimi i hapësirave publike është shoë. Kryeministri ka shkelur “Lungo Maren” por jo lagjet e brendshme të qytetit që janë katrahurë” tha Hoxhaj për gazetarin Bled Marku.

Rastet më flagrante të Ramës, ku pas propagandës fshihet dhënia e pronave publike në favor të privatit është ajo që ndodhi në Theth me prishjen e ndërtimeve pa leje të banorëve dhe shpikjen e paketës së maleve, si dhe me  projektin për ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën e Kaninës në një sipërfaqe prej 830 hektarësh.

“Janë abuzuar miliona euro me tenderat e ujësjellësit e Vlora nuk ka ujë. Nuk kemi përgjegjës për djegien e mbetjeve. Pas takimeve të Ramës në Vlorë fshihej Parku Fotovoltaik që i merr banorëve në zonën e Kaninës një sipërfaqe prej 830 ha tokë.

Askush nuk është kundër investimeve por mënyra si i bën, duke tentuar të rrëmbejë prona publike.

Po përdor strategjinë e krijimit të një konflikti artificial me kryebashkiakun  e Vlorës që nuk ka në thelb interesin publik, por privat për të dhënë prona publike në favor të privatit. Rama është njeriu që ka dhënë cdo cep të teritorit të Shqipërisë për koncesionet. Shpiku paketën e maleve për të zaptuar Thethin" analizon Hoxhaj.