'Qyteti i ngujuar nga ndërtime pa kriter' Vasili: Rama mbron kullat, ndërsa liron vetëm 0.18% të trotuareve në Tiranë
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka denoncuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet e shumta të kullave në Tiranë, të cilat sipas tij po shkatërrojnë qytetin dhe jetën e banorëve.
Në një postim në Facebook, Vasili ka kritikuar faktin që nga viti 2017 e deri më sot janë dhënë leje për ndërtimin e rreth 11 milionë metra katrorë kullash në mes të pallateve ekzistuese, ndërkohë që vetëm 20 mijë metra katrorë janë liruar nga ndërtimet e paligjshme në trotuare.
Deputeti thekson se këto 20 mijë metra katrorë përbëjnë vetëm 0.18% të sipërfaqes së rikuperueshme, ndërsa 99.82% e hapësirave janë shkatërruar nga ndërtime të paligjshme që kanë marrë firmën dhe vulën e Edi Ramës. Vasili denoncon se këto kulla janë ndërtuar në mënyrë kriminale, duke “burgosur” banorët në pallate ku nuk shohin më dritë dielli, ku nuk mund të hyjnë ambulancat e zjarrfikëset, dhe ku është pamundur të organizohen ceremonitë funerale në banesat e fundit të qytetarëve.
Gjithashtu, ai thekson se ndërtime të tilla kanë dëmtuar edhe hapësirat e gjelbra, përfshirë Parkun e Liqenit Artificial dhe rrugët e qytetit, siç është zhdukja e ish-Rrugës së Noterëve në mes të Tiranës, e cila lidhte rrugën e Durrësit me atë të Kavajës.
Vasili akuzon Ramën se ndonëse pretendon se lufton kundër zaptimeve në trotuare dhe çadrave, ai në të vërtetë mban pushtetin dhe “lavatriçen e parave” falë këtyre kullave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Ai kujton edhe vendimin e qeverisë për legalizimin e kateve pa leje me një VKM, duke pyetur nëse Rama ka guxim t’i prishë ato, apo vetëm i përdor si instrument për të mbajtur pushtetin.
Në fund, deputeti i Partisë së Lirisë vlerëson se trimeria e Ramës shfaqet vetëm në luftën për lirimin e 0.18% të hapësirave të trotuareve, ndërsa 99.82% të ndërtimeve të paligjshme i shmang me indiferencë dhe heshtje, duke i lejuar këto ndërtime që po shkatërrojnë qytetin dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.
Postimi i Vasilit:
Po 11 milion m2 kulla ne mes te pallateve ne Tirane a guxon t'i prishe Rama?
Rama i eshte vervitur strehave dhe cadrave neper trotuaret e Tiranes.
Mediat e tija po shkruajne me nje "gezim te madh" se 20 mije metra katror jane liruar.
Por qe nga 2017 e kendej rreth 11 milion metra katror jane dhene ne Tirane per kulla deri ne 100 kate te larta.
Pra ky Rame trimi ka liruar 20 mije metra katror, qe janë 0.18 % siperfaqe e rikuperueshme.
Ndersa 11 milion m2 ose 99.82% po ky Rama me firmen e tij i ka shkaterruar ne menyre te pakthyeshme.
Kullat jane ndertuar ne menyre kriminale mu ne mes te pallateve ekzistuese, duke i burgosur praktikisht per se gjalli qytetaret, te cilet nuk shohin dot më diellin me sy, ku zjarfiksja nuk hyn dot, ku ambulancat s'japin dot si duhet sherbim shendetesor, ku edhe funerali nuk kryen dot si duhet percjelljen e qytetareve ne banesen e fundit.
Te gjitha keto kulla kane firmen dhe vulen e Edi Rames.
Keto kulla kane kafshuar edhe gjelberimin e Parkut te Liqenit dhe çdo hapesire te gjelber neper Tirane.
Kullat nuk kane kursyer as te mbyllin rruget sic ka ndodhur ne mes te Tiranes ku u zhduk ish Rruga e notereve, qe lidhte rrugen e Durresit me Rrugen e Kavajes.
Rama ben sikur lufton per trotuaret, pse ben sikur nuk e sheh pallatin stermadh te ish Muzeu i Shkencave te Natyres te rruga e Kavajes, qe ka zaptuar trotuarin aq sa edhe Partia e Punes ne diktature nuk e beri dhe i respektoi plotesisht trotuaret kur ndertoi pallatet aty.
He Ramë i prish dot apo nuk guxon as te hapesh gojen se me kullat mban pushtetin dhe lavatriçen e parave ne pune?
Po ti mor Ramë per kullat dhe katet pa leje nxore VKM per ti legalizuar, po pse nuk ta mbajti te coje fadromat e ti prishje?
Ku je Ramë trimi me flete, luftetari i madh kunder strehave dhe çadrave dhe mi i vockel perpara kullave.
Rame vleren e trimerise e ke 0.18% e trotuarve, se 99.82 % te kullave i rruan bishtin.