SYRI TV/ Transformimi i qendrës së Kavajës, kryebashkiaku prezanton projektin e ri
Një investim i Bashkisë së Kavajës do të transformojë qendrën e këtij qyteti. Investimi, që prej më shumë se 10 vitesh pritej nga qytetarët, tashmë do të vendoset në zbatim.
Projekti parashikon rikualifikimin urban të qendrës deri në lagjen Zguraj.
Pas më shumë se 10 vitesh pritjeje, në Kavajë kanë nisur investimet për transformimin e qendrës.
Prej një dekade, qendra ishte shtruar me pllaka, të cilat, sipas bashkisë, kanë rezultuar të papërshtatshme dhe kërkonin ndërhyrje të vazhdueshme mujore për mirëmbajtje.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës ka prezantuar projektin e ri që parashikon rikualifikimin urban të qendrës deri në lagjen Zguraj.
Projekti përfshin asfaltimin e rrugëve dhe vendosjen e pllakave dekorative, duke i dhënë qytetit një pamje më moderne dhe funksionale.