Vendim ekstrem/ Tifogrupi shqiptar ndërpret stërvitjen e skuadrës: Mos na provoni durimin
Tifogrupi që mbështet Shkupin, “Shvercerat”, ka ndërprerë stërvitjen e ekipit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Sot Shvercerat e ndërprenë stërvitjen e FC Shkupit!
Arsyeja? Mos sinqeriteti dhe mashtrimet e pafundme të kryesisë së klubit!
Premtime boshe, takime që shtyhen, dhe mungesë totale respekti ndaj atyre që e kanë mbajt klubin gjallë Shvercerat!
Ne nuk jemi spektatorë, jemi zëri i vërtetë i Shkupit!
Nuk ka futboll pa respekt ndaj tribunës!
Deri sa nuk do të ketë sinqeritet dhe transparencë, asgjë nuk vazhdon normalisht.
Mos na provoni durimin, se historia e ka tregu kush vendos në këtë qytet…
FC Shkupi është i Shkupjanve jo i mashtruesve!”.