Vrasja e Renis Dobrës/ Konflikt në sallën e gjyqit, çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura
Që në orën 09:00 ka nisur seanca në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për dy nga të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës në Ulëz të Matit,
Burimet raportojnë se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, por se pritet të zgjasë. Shkak për këtë duket se janë bërë kontraditat në seancë, megjithatë ende nuk ka asnjë detaje në lidhje me atë që po ndodh në sallën e gjyqit.
Më parë, dy të arrestuarit kishin deklaruar se ishin në Mat 3-4 ditë më parë, ndërsa nuk kanë pranuar vrasjen. Sipas tyre ishin në zonë për shkak se do të grabisnin disa banesa.