SYRI TV/ Tragjedia në Elbasan, lumi ishte gërryer për nxjerrje inertesh

Një tragjedi në familjen Bica nga Labinot Fushë e Elbasanit. Dy vëllezër 7 dhe 9 vjeç janë mbytur në lumin Shkumbin ku u futën të freskohen për shkak të temperaturave të larta, por fatkeqësisht u nxorën të pajetë nga aty. Dyshohet se rrjedha e fortë e lumit ishte shkaku, por autoritetet ende nuk kanë dalë në përfundime. Të miturit kishin dalë me nënën e tyre për të kullotur delet, dhe pas disa kohësh, lanë këtë të fundit me bagëtitë dhe iu drejtuan lumit

SYRI TV

Elbasani është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dy vëllezër të moshave 7 dhe 9 vjeç, u nxorën të pajetë nga lumi Shkumbin. Fëmijët kishin dalë bashkë me nënën e tyre të kullosnin delet dhe pas disa kohësh, për shkak edhe të temperaturave tepër të larta, e kanë këtë të fundit me bagëtitë dhe i drejtohen lumit.

Rrjedha e tij e fortë dyshohet se ka shtyrë të miturit drejt thellësive prej nga dolën të pajetë. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht nuk ia dolën t’i nxirrnin në jetë prej aty. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit po hetojnë ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e saj, ndërsa nëna e të miturve ende s’është marrë në pyetje për shkak të tronditjes dhe gjendjes së rëndë psikologjike. Banorë dhe të afërm të të miturve tregojnë detaje rreth ngjarjes së rëndë. Banorët zbulojnë edhe faktin se pranë vendit ku ndodhi tragjedia lumi ishte gërryer për nxjerrjen e inerteve dhe ishin vendosur diga, për të cilat nuk ishte marrë asnjë masë.

Darvin dhe Françesk sapo kanë përfunduar sezonin shkollor, dhe pushimet verore i kalonin pranë familjes së tyre dhe iu ardhur edhe në ndihmë prindërve sadopak. Ata fatkeqësisht nuk rikthehen në bankat e shkollës shtatorin e ardhshëm, duke lënë pas edhe një përgjegjësi të madhe, sidomos për autoritetet sa i takon sigurisë pranë zonave ujore përfshirë digat e rezervuarëve a[po HEC-eve por edhe shtretërit e lumenjve. Në shumicën dërrmuese, pranë këtyre terreneve nuk ka sinjalizime për rrezik e për më tepër vigjilencë për vëzhgimin e tyre, apo në përcaktimin  zonave me rrezik sidomos gjatë stinës së verës.