Adriano Galliani takon Igli Taren: Nuk ka nevojë për këshillat e mia

Adriano Galliani, drejtuesi historik i Milanit, ka folur në mbrëmjen gala “United” edhe për Drejtorin Sportiv të ri të Milanit, Igli Tare: “Zemra ime është gjithmonë me Monzën, aty ku jam lindur, dhe me Milanin, ku kam kaluar 31 vite. I pari që përqafova sot ishte Igli Tare”.

I pyetur nëse i ka dhënë këshilla Tares për mënyrën si të drejtojë Milanin, Galliani tha: “Mendoj se Tare dhe Max Allegri përbëjnë çiftin e duhur për Milanin. Nuk kanë nevojë për këshillat e mia”.