Korçë/ Zjarri në një lokal përballë shkollës 'Sotir Gurra', dëme të shumta materiale

Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, përballë shkollës "Sotir Gurra".

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në rrjetin e energjisë elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Dëmet në lokal janë të konsiderueshme, kryesisht në pjesën e brendshme dhe në pajisjet në funksion të lokalit.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.