VIDEO/ Kalaja: Irena me 3 mbiemra mban peng dosjen e tokës së grabitur nga çifti kryeministror

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, juristja Adriana Kalaja ka hedhur akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas saj ajo po mban peng dosjen e tokës së grabitur nga ana e Edi dhe Linda Rama në Surrel.

Përballë moderatorit Edvin Parruca në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, Kalaja u shpreh se, Irena me tre mbiemra, siç e cilëson ajo, vazhdon të abuzojë duke marrë leje dhe duke mos nisur procesin ndaj Edi dhe Linda Ramës, siç ka urdhëruar Gjykata e Lartë.

‘Sot ne vijmë në pikën, që nga data 22 maj që është dhënë vendimi i Gjykatës së Lartë për pronën e grabitur nga çifti kryeministror në Surrel, ndërkohë që kryeministri vijon me talljen ndaj qytetarëve, me këto aksionet antikushtetuese dhe të drejtave të njeriut, dua ti kujtoj publikut se i pari që nuk është legjitim, është kryeministri në atë pronë.

E dyta, ndërtesa e tij nuk është legjitime, sepse janë të gjithë dokumentet e falsifikuara.

Dhe e treta, Irena me tre mbiemra ka një hall të madh, se përveç halleve që e kanë gjetur me dosjet që ne i kemi hapur, ka dhe një hall të madh se nuk guxon të japë dot vendim, se e ka Irena me tre mbiemra dosjen e tokës në Surrel.

Kjo është arsyeja se për një periudhë shumë të gjatë, ai aksesi i publikut në drejtësi, sepse sa herë unë shkoj në Gjykatën e Posaçme për tu interesuar për këtë dosje, unë informohem se Irena me tre mbiemra vazhdon të marrë leje pa të drejtë rroge, pasi situata e saj është keq, por unë i siguroj se situata e saj do të jetë shumë më keq, e saj dhe çdo prokurori që ka pranuar të abuzojë më ligjin, detyrën, kushtetutën për tu bërë levë në duart e pushtetit kundër opozitës, PD-së dhe Sali Berishës.

Në një nga këto marrëveshjet që është bërë, ajo e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit me fondacionin e Delina Ficos që të ulte stokun e dosjeve në Gjykatën e Lartë, është puçi më i madh kushtetues. Janë futur njerëz që nuk janë magjistratë, që nuk janë ndihmës ligjor.

Në Gjykatën e Lartë ka status për tre persona që merren me dosje, është sekretari, ndihmësi ligjor dhe gjyqtari. Edhe ndihmësi ligjor del nga Shkolla e Magjistraturës.

Ndërkohë këta juristët e Dalina Ficos që kanë marrë dosjet në dorë, kanë marrë dhe vendime sepse i kanë thënë Sokol Sadushit, këtu pranoje rekursin e këtu jo’, tha ndër të tjera Adriana Kalaja gjatë intervistës në SYRI TV.