Jasir Asani në formë të shkëlqyer, shënon sërish në kampionatin korean

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, vazhdon të jetë protagonist në Korenë e Jugut me skuadrën e Guangju.

30-vjeçari ka shënuar sërish në kampionatin korean, duke realizuar golin e 7-të sezonal.

Asani ka kaluar përkohësisht në avantazh skuadrën e tij në transfertën përballë Suon, por më pas vendasit kanë shënuar 2 gola dhe kanë fituar ndeshjen me rezultatin 2-1.

Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar për të tretën ndeshje radhazi në kampionat.

Sulmuesi po kalon një moment të mirë, pasi po luan rregullisht dhe po shënon javë pas jave.