EMRI/ Punonte si roje në Portin e Sarandës, gjendet pa shenja jete 64-vjeçari
Një 64-vjeçar është gjendur i pajetë mesditën e kësaj të premteje, teksa punonte si roje në Portin e Sarandës.
Nga veprimet paraprake, 64-vjeçari i identifikuar si Isa Rexhepi, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Sakaq, Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti.