‘Mafia shqiptare s’është si të tjerat’/ Alarmi i prokurorit të Antimafias: Ka pushtet ekonomik, falë korrupsionit të frikshëm në Shqipëri
Prokurori i Antimafias italiane, Nicola Gratteri e konsideron mafien shqiptare, si një mafie tejet të rrezikshme pas asaj të Ndraghetas.
Duke folur në një podcast, mbi transformimin e mafies në vende të ndryshme, Gratteri e sheh mafien shqiptare, si një rrjet tejet të strukturuar, kjo edhe falë ‘forcës e pushtetit’ që i lind nga paraja dhe korrupsionit të frikshëm që ekziston në Shqipëri.
‘Mafia shqiptare nuk është si të tjerat. Nuk është ajo e sulmeve në vilë. Është një mafia mjaft e strukturuar, që është shumë e pasur në vendin e saj, falë edhe një korrupsioni të frikshëm atje’.
Sipas Gratterit,sot, mafiet nuk kërkojnë më dukshmëri, por konsensus të heshtur. Duke mos synuar më ‘rrugët’, por ato që prokurori i Antimafias, i cilësoi si rrjedha ekonomike.
‘Ato nuk kufizohen më vetëm në kërcënime fizike, por ndërtojnë rrjete të padukshme pushteti."
Magjistrati Antimafias thekson se si kanë evoluar organizatat kriminale: Nga dhuna e hapur në infiltrimin sistematik të sektorëve ekonomikë, politikë dhe institucionalë.
‘ Mafia po ndryshon, por nuk humbet forcën’, thekson Gratteri.