Kategoria e Parë gati për start, hidhet shorti, ja përballjet e javës së parë
Pas Superiores, edhe Kategoria e Parë ka zbuluar kalendarin e sezonit të ri futbollistik. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi ditën e sotme hedhjen e shortit, ku 12 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët e javës hapëse.
Kampionati do të nisë më 23 gusht, dhe pritet të jetë i luftuar si kurrë më parë, me shumë skuadra që synojnë rikthimin në elitë. Që në javën e parë, kalendari ofron duele interesante dhe me histori në sfond.
Përballjet e javës së parë të Kategorisë së Parë:
-
Skënderbeu – Burreli
-
Iliria – Laçi
-
Kukësi – Apolonia
-
Luftëtari – Korabi
-
Besa – Kastrioti
-
Pogradeci – Lushnja