Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Fushë-Krujë. Qytetarët i japin ndihmën e parë të plagosurve, vonon ambulanca
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Tiranë–Fushë-Krujë, në afërsi të hyrjes së qytetit të Fushë-Krujës.
Dy automjete, një tip Audi dhe një Mercedes, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur rëndë tre persona.
Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e përplasjes.