Shpërthimi me tritol në lokalin tek 'Rruga e Durrësit', pistë hetimi trafiku i drogës! Ja çfarë deklaroi pronari
Një shpërthim me tritol u regjistrua ditën e sotme, rreth orës 03:45 në 'Rrugën e Durrësit', në lokalin në pronësi të shtetasit A. S..
Dyshohet se tritoli është vendosur pranë derës hyrëse të lokalit është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka plasur duke shkaktuar dëme materiale.
Gazetari Klajdi Bodlli, raporton për Syri Televizion se pronari i lokalit ka deklaruar para policisë se nuk ka konflikte personale apo pronësore që mund të lidhen me ngjarjen.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar nga ngjarja, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.