EMRI/ Armë zjarri dhe municion ushtarak pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Edmond Preçi, 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat, Vau i Dejës, pasi u kap në flagrancë duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”.  

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.   

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.  

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat.  

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje. 
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.