", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/18/auto_687955494d0101752823090.jpeg", "width": 900, "height": 600 } }

Përplasje virtuale mes Cassano-s dhe Leao-s: Luan sikur do t'u tërheqë vëmendjen femrave...

Një tjetër shkëmbim thumbash ka ndodhur mes ish-sulmuesit italian, Antonio Cassano, dhe ‘yllit’ të Milanit, Rafael Leao. Në një deklaratë të fundit në podcastin Viva el Fútbol, Cassano ka kritikuar sërish stilin e lojës së portugezit, duke thënë:

“Është sikur luan për të impresionuar vajzat, jo për të fituar ndeshjet.”

Komenti i ish-lojtarit italian, i njohur për opinionet e tij pa filtra, ka ngjallur menjëherë reagime, por Leao vendosi të përgjigjej me ironi. Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), ai shkroi thjesht: “Më do shumë,” duke e shoqëruar me emoji që qeshin, duke e marrë me sportivitet situatën.

Pavarësisht kritikave, sulmuesi i kuqezinjve duket i përqendruar në përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe e kalon me humor çdo sulm që i vjen nga jashtë fushe. Leao vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të Milanit dhe duket i vendosur të flasë më shumë me performancën sesa me fjalët.