Makina përfshihet nga flakët në Korçë, pistat që po heton policia
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, ku pas njoftimit nga banorët, shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë për shuarjen e zjarrit.
Mjeti tip "Benz" është djegur thuajse plotësisht, ndërsa është dëmtuar lehtë edhe një automjet tjetër i parkuar pranë tij.
Policia ka nisur hetimet dhe po shqyrton dy pista kryesore: zjarrvënie e qëllimshme ose ndonjë defekt teknik që mund të ketë shkaktuar zjarrin. Asnjë nga pistat nuk përjashtohet në këtë fazë.
Grupi hetimor është duke mbledhur prova nga vendngjarja për të përcaktuar saktësisht shkaqet e rënies së flakëve.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.