'Gabim në shënjestër', Ushtria izraelite nis hetimet për sulmin në Kishën Katolike të Gazës

Ushtria izraelite nis hetimet për sulmin në Kishën Katolike të Gazës pasi dyshohet se ishte gabim në shënjestër.

Ushtria izraelite thotë se nga të dhënat e një hetimi fillestar mbi sulmin vdekjeprurës në Kishën e Familjes së Shenjtë në qytetin e Gazës, incidenti ka ndodhur si pasojë e gabimit në shënjestrën  e predhës.

“Shkaku i incidentit është duke u shqyrtuar”, shkruan në një postim në X.

Izraeli ka goditur rregullisht vendet fetare në të gjithë Gazën në luftën e tij kundër enklavës, duke përfshirë kishat dhe xhamitë.

Kardinali Pierbattista Pizzaballa, patriarku latin i Jerusalemit, i tha më parë Vatican News se një tank izraelit goditi kishën “drejtpërdrejt”.