SYRI TV/ Fshati Kodras i Ersekës pa investime, banorët: Ujë na vjen me orar, s`mjafton!
SYRI TV
Me rrugë të amortizuara, ujë me orar dhe mbetje që hidhen kudo. Kjo është situata në fshatin Kodras, në Bashkinë e Kolonjës. Sipas banorëve, prej vitesh, pushteti lokal i ka harruar. Fshati Kodras, ndonëse ndodhet shumë pranë qytetit të Ersekës, përballet me mungesë investimesh dhe kushte të vështira jetese.
Rruga hyrëse është e amortizuar dhe nuk është investuar prej vitesh çka sjell vështirësi edhe në lëvizjen e banorëve, të cilët duhet të shkojnë drejt Ersekës për nevoja të përditshme dhe vizita te mjeku.
Banorët ankohen edhe për problemet me furnizimin me ujë, pasi nuk ka presion të mjaftueshëm për përdorim normal.
Mbetjet urbane hidhen vend e pa vend për shkak të mungesës së koshave.
Për të gjitha këto probleme, zyrtarë të Bashkisë Kolonjë thanë se do t’i zgjidhin në të ardhmen.