Sherri Lapaj-Shabani/ Tezja me shkollë të mesme që mund t'i marrë mandatin ‘dajos’

Lufta për karrige mes të “rinjve” të politikës ka marrë përmasa tragjikomike, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani vijojnë luftën për karrigen e deputetit të vetëm që morën më 11-Maj.

Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për t'u bërë deputet, në lojë është futur ‘tezja’ e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të “hakmerret” për nipin e lënduar.

E ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për afatin e shpërndarjes së mandateve për Tiranën, pasi Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator.

Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua  publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.

Sigurinë Lapaj e ka nga tezja e tij Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda te cilës i takon mandati.

Në KQZ zonja Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje  mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 maj.

Por ajo është “asi” nën mëngë i Lapajt për tu “hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet.

Java e ardhshme pritet të sqaroje shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do futët në Kuvend.