Ilir Meta i burgosur politik/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sigurisë për presidentin e PL-së
Apeli i GJKKO-së lë në burg presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në seancën e sotme trupa gjykuese refuzoi kërkesën e Metës për ndryshimine masës së sigurisë ‘arrest me burg’ që ndodhej prej prej 21 tetorit 2024.
Në seancën e sotme avokati Kujtim Cakrani kërkoi një masë më të butë sigurie duke ia lënë në vlerësim gjykatës.
Cakrani propozoi një nga 7 masat e tjera të sigurisë më të butë se arrest në burg si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashte vendit etj
Ndërkohë në seancë dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi kërkoi vijimin e masës shtrënguese arrest në burg ku Meta mbahet prej 9 muajsh, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
Meta dhe ish bashkëshortja e tij janë në hetim për "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale"
Vendimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.