Rashford dëshiron vetëm Barcelonën, ja çfarë ka zbuluar gazetari spanjoll
Matteo Moretto, një nga gazetarët më të njohur për lëvizjet e merkatos së futbollit, ka nisur bashkëpunimin me MARCA-n për të sjellë të rejat më të fundit nga kulisat e klubeve më të mëdha në botë.
Në përditësimet e tij të përditshme, Moretto publikon gjithçka: transferime të kryera, largime, zëra e informacione ekskluzive, të gjitha për merkaton e verës 2025.
Rashford dëshiron vetëm Barcelonën
Një nga emrat më të përfolur së fundmi është ai i sulmuesit anglez, Marcus Rashford. Ndërkohë që në orët e fundit disa zëra e kanë lidhur të ardhmen e tij me një transferim të mundshëm në Itali, konkretisht tek Juventusi, burimet e sigurta të Moretto-s tregojnë të kundërtën: Barcelona mbetet favoritja absolute për të siguruar shërbimet e Rashford, duke lënë pas çdo konkurrencë.
‘Ylli’ i Manchester United po bën presion për t’u transferuar në “Camp Nou” dhe dëshira e tij është e qartë: ai do vetëm Barcelonën. Një nga mbështetësit më të mëdhenj të këtij operacioni është trajneri i katalanasve, Hansi Flick, i cili ka dhënë dritën jeshile për të firmosur me sulmuesin anglez.
Rashford, Barcelona dhe një tratativë që premton të jetë një nga telenovelat e merkatos së kësaj vere, që sapo ka nisur.