Peka: Në Shqipërinë e Ramës, Pilincit, Zeqinesë dhe dajës së Shabanit!
Gazetari Çim Peka ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas betejës mediatike për mandatin e partisë së Lapajt dhe Shabanit.
“Të gjitha mediat sot nuk kërkojnë Lapaj & Shabani por “Dajën” për intervistë!”, shkruan Peka duke ironizuar mbështetjen mediatike me ndihmën e Ramës, për këto personazhe të politikës.
Postimi :
Në Shqipërinë e Ramës, Pilincit, Zeqinesë dhe dajës së Shabanit!
Dy vjet çdo natë në ekran me porosi të Ramës për drejtuesit e emisioneve, dhe, prapë nuk kapen famën e “Dajës” dhe “Vjehrrit”!
Të gjitha mediat sot nuk kërkojnë Lapaj & Shabani por “Dajën” për intervistë!
Ps: Edioti nuk ikën pa i bërë homologë këta të partive të reja, klientë të spitalit nga ku e filloi karrierën.