Deklaratë e fortë e Lamine Yamal pas kritikave për festën e tij

Katër ditë pas festës për ditëlindjen e tij të 18-të, e cila shkaktoi polemika të mëdha për pjesëmarrjen e njerëzve me trup të vogël dhe deri në atë pikë saqë qeveria kërkoi hetim nëse ishte shkelur ligji për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Lamine Yamal u shpreh qartë dhe prerë.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, pa u ndalur në detaje për kritikave që kishte marrë lidhur me organizimin e festës, theksoi një ndarje të qartë mes jetës së tij profesionale dhe asaj personale:

“Në fund të fundit, unë punoj për Barcelonën, luaj për Barcelonën, por kur jam jashtë Qytetit Sportiv shijoj jetën time, dhe kaq.”

Pavarësisht se pyetja iu bë në gjuhën katalane nga një gazetar i Catalunya Ràdio dhe ishte drejtpërdrejt për presionin dhe kritikën që ai përjeton jashtë fushës, Lamine kërkoi të përgjigjej në spanjisht, për të qenë sa më i qartë dhe për të mos lënë asnjë dyshim. Në moshën e tij të re, vetëm 18 vjeç, ai tregon një maturi dhe një personalitet që duket më i pjekur se sa mosha e tij.

Yamal la të kuptohet se do të vazhdojë të jetojë jetën e tij personale në mënyrën që dëshiron, për aq kohë sa performon dhe jep maksimumin në fushën e blertë.