Aksident në Durrës/ Makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë, përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se një një automjet tip Audi, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një burrë rreth 50 vjeç i cili lëvizte me biçikletë.
Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit mbërriti ambulanca, e cila transportoi të plagosurin drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Mësohet se ai ka pësuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.