Akuzohet nga autoritetet italiane për trafik droge, arrestohet shqiptari në Kroaci

 Një shqiptar është vënë në pranga nga policia kroate. Mësohet se shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës. Sipas mediave italiane ndaj shqiptarit me iniciale T.A ka masë sigurie arrest në burg.

Gjithashtu bëhet me dije se shqiptari ka qenë pjesë e një organizate droge të përbërë nga italianë, shqiptarë dhe maqedonas që trafikonin sasi të mëdha kokaine. Hetimi për goditjen e kësaj organizate zgjati 2 vjet dhe u krye nga autoritetet e L’Aquila nën koordinim me Antimafian Italiane.