Vetëvarja në stacionin policor të Kosovës/ Familjari i 46-vjeçarit, Perteshi: S’ka pasur shenja në fyt, të hapen kamerat
Të afërmit e viktimës së një 46-vjeçari në Suharekë, i cili dyshohet të jetë vetëvrarë në qelinë e stacionit policor ku dhe ishte ndaluar për ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Sulm’, ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 korrikut, ngrenë dyshime mbi vdekjen e tij.
N ënjë intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, daja i viktimës, Bajram Perteshi ngre dyshime mbi akt-ekspertimin e mjekësisë ligjore në Prishtinë, pasi sipas tij, nipi nuk ka pasur asnjë shenjë vetë-mbytjeje gjatë këqyrjes së trupit të 46-vjeçarit në morg.
Sipas Perteshit, i afërmi i tij nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm, ndërsa shpresën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë e kanë te kamerat e sigurisë të vëna brenda objektit të Qendrës së Ndalimit të Stacionit Policor, ku dyshohet se mund të ketë kryer aktin e rëndë.
Kemi shkuar në morg me vëllain e tij e kemi biseduar me doktorin, na ka thënë vetëvarje. E kemi parë dhe s’ka pasur asnjë shenjë në zonën e fytit. Asnjë shenjë, vetëm kufoma e vdekur. Ne dyshojmë se s’ka bërë vetëvarje, po kamerat do të na e tregojnë dhe ne kërkojmë drejtësinë.
S’ka pasur asnjë vepër tjetër. Kjo ka ndodhur, por ne kemi marrë informacionin në orën 6 të mëngjesit, në 3.40 ka ndërruar jetë, 4 mëngjesit ka vajtur emergjenca mjekësore, me 20 minuta vonesë.
Në stacionin policor na kanë thënë s’kemi asnjë informacion, mjekësia ligjore do merret me ngjarjen. Ai s’ka pasur asnjë shenjë për të vrarë veten. Duam drejtësi dhe të shohim kamerat.