Largimi i ambasadores, Andi Tepelena: Besiana Kadare u shpall e padëshiruar nga UNESCO

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Andi Tepelena, një aktivist nga shoqëria civile.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka dhënë detaje pas publikimit të lajmit për largimin e Besiana Kadaresë nga ambasadore e Shqipërisë në UNESCO. Ndërkohë ai ka shpjeguar se ambasadorja e Shqipërisë është e padëshiruar nga UNESCO dhe prandaj është larguar nga detyra.

Andi Tepelena: E ka nxjerrë në një farë mënyre non grata UNESCO, në gjuhën diplomatike. Kjo është e vërteta dhe ju mediat keni një farë detyrimi për të nxjerrë arsyen e vërtetë pse UNESCO e ka shpallur në një farë mënyrë non grata Besiana Kadarenë .

Këtu kishim një njoftim shumë të ftohtë, shumë të thatë nga ana e zyrës së Presidencës që u dekretua shkarkimi i saj por arsyet e saj nuk i ka bërë të qarta dhe transparente për publikun. Çfarë ka ndodhur. Është një nga ambasadoret më të rëndësishme. Trashëgimia kulturore është një nga drejtoritë më të rëndësishme të OKB. Nuk po flasim për një drejtori dosido, dhe kjo përbën një skandal në këtë kuptim. Por këtu në Shqipërinë tonë, skandali mbivendoset nga skandali dhe kjo kalon. Por kjo nuk duhet të kalojë kështu, arsyet duhet të shkojnë thellë, duhet të këtë një hetim për këtë gjë. Arsyet se pse Besiana Kadare është shpallur kështu nga UNESCO. Nuk ka të drejtë UNESCO që ta shkarkojë, por është qeveria shqiptare apo presidenti  që e shkarkon, por që UNESCO thotë që nuk është person i mirëpritur për këtë organizatë.

Flavio Qarri: Në vlerësimin tuaj pse ka ndodhur kjo?

Andi Tepelena: Unë nuk i di arsyet e vërteta se çfarë ka ndodhur. Dmth mund ta mendoj. Por duke ndjekur edhe dinamikat e Tushemishtit që ka disa kohë që UNESCO po i tërheq veshin qeverisë shqiptare për atë se çfarë po ndodh në Tushemisht të Pogradecit, në Drilon etj…Është  i njëjti model që po ndodh me Butrintin. E vërteta është që po ndërtohet në mes të parkut  të Tushemishtit. Flitet për një hotel godinë 5 katëshe dhe këtu ka patur kritika të ashpra nga pjesa e UNESCO-s. Biles deri ati aty sa të rrezikohet të nxirret në listën e rrezikuar të UNESCO-s. Keni parasysh që Liqeni i Ohrit është shpallur para disa vitesh pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Pjesa maqedonase dhe pjesa shqiptare. Por UNESCO kërkon që të mbrohet…