Pas sfidës, Neymar u shpreh:

“Është një fillim i ri për ne. Patëm kohë për të punuar dhe sot treguam se mund të konkurrojmë me çdo skuadër të kampionatit. Flamengo është skuadra më e mirë e Brasileirao-s, shumë e fortë taktikisht, di të sulmojë dhe të mbrohet mirë. Nuk është e lehtë ta përballosh, por ne treguam se mund të shkojmë larg.”

Ai foli edhe për gjendjen fizike:

“Dua të luaj çdo ndeshje për 90 minuta. Po kërkoj formën time më të mirë, por më duhet kohë. Trupi im ende po përshtatet. Nuk është e lehtë të rikthehesh pas një dëmtimi si ai që pësova, por jam i lumtur që po ndihmoj ekipin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Nuk jam ende në 100%, por po përmirësohem.”

Debutim historik i Robinho Jr.

Kjo ndeshje do të mbahet mend edhe për një tjetër ngjarje: debutimi si profesionist i Robson Junior, djali i ish-sulmuesit të njohur Robinho, sot i dënuar me burg. 17-vjeçari u aktivizua për herë të parë me fanellën e Santos-it, ekip ku dikur shkëlqente i ati.

Robinho Jr makes his competitive senior debut for Santos 👀 pic.twitter.com/sw6NlSqMLZ

— Brasil Football 🇧🇷 (@BrasilEdition) July 17, 2025

Barazim për Botafogon

Ndërkohë, Botafogo i Davide Ancelotti-t nuk shkoi më shumë se një 0-0 në shtëpi ndaj Vitoria-s, duke humbur terren në renditje.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/17/auto_Neymar-celebrates-his-goal1752738144.avif", "width": , "height": } }

VIDEO/ Neymar rikthehet te goli dhe vendos sfidën ndaj Flamengo-s, barazon Botafogo e Ancelotti-t

Neymar është rikthyer më në fund te goli dhe e ka bërë në mënyrën më të bukur të mundshme: duke vendosur ndeshjen ndaj Flamengo-s. Pas muajsh pritjeje, ‘ylli’ i ‘Seleçaos’ ka dhuruar spektakël në sfidën e rikthimit të Brasileirão-s, pas një pauze gati 30-ditore.

Me duart lart, një ulërimë çlirimi dhe buzëqeshje në fytyrë, Neymar festoi një gol që e priste prej kohësh. I aktivizuar titullar, ai zhvilloi një ndeshje intensive ndaj kryesuesve të kampionatit, duke treguar se forma e tij është në rritje.

Goli vendimtar erdhi në fund të takimit: Guilherme i pasoi topin në zonë, Neymar dribloi bukur dy mbrojtësit Léo Pereira dhe Varela dhe më pas goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Rossi me një finalizim mjeshtëror. Goli, që vulosi fitoren 1-0, ishte i pari për të në kampionat dhe njëkohësisht ndeshja e parë që ai e luan të plotë që nga muaji shkurt.