Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin dhe përplas të moshuarin me biçikletë, 72-vjeçari përfundon në spital

Rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani”, shtetasi Y. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Sh. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Sh. B., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.