'Nuk është rastësi'/ Vasili: Presidenti Begaj dhe Sadushi po manipulojnë për të rrëmbyer mandatin e Gjykatës Kushtetuese

Lidhur me zhvillimet e fundit rreth mandatit të 'Gjykatës Kushtetuese', deputeti Petrit Vasili ka kritikuar Presidentin e Republikës Begaj dhe Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sadushi.

Në një intervistë për 'Kafe Shqeto', Vasili u shpreh se dy liderët janë angazhuar në një komplot për të rrëmbyer mandatin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të minuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

"Sadushi dhe Presidenti i Republikës, duke bashkëpunuar në këtë mënyrë, ngjanin si dy hajdutë fshati që po tentonin të rrëmbejnë mandatin. Ata po krijojnë një farsë për të justifikuar një rrotacion të paligjshëm," theksoi Vasili.

Vasili kritikoi ashpër kërkesën e Presidentit për sqarime mbi mandatin e Sonila Bejtja, një gjyqtare e emëruar për një mandat 9-vjeçar nga Presidenti Ilir Meta.

"Çfarë ka të paqartë ky President? Zonja Sonila kishte marrë një mandat të plotë që mbaronte në 2028, i dhënë nga një dekret presidencial i Ilir Metës, dhe ky mandat është ende në fuqi. Nuk ka asnjë arsye për të kërkuar sqarime në këtë pikë," tha ai.

LEXO EDHE: 'Mandatet e Kushtetuese'/ Vasili: Sadushi po manipulon për të mbrojtur një mandat të paligjshëm

Sipas Vasilit, tensionet dhe përpjekjet e Presidentit dhe Sadushit kanë të bëjnë me një strategji për të bllokuar emërimet dhe për të krijuar një boshllëk në Gjykatën Kushtetuese, gjë që do t'i mundësonte atyre të kontrollonin procesin.

"Po ndërtojnë një fabula për të justifikuar një rrotacion, por kjo është thjesht një lojë e rrezikshme për të nxjerrë vendimet që iu pëlqejnë atyre. Të dy këta po manipuloni procesin, dhe ata që e mbështesin këtë lëvizje janë pjesë e një grupi të korruptuar," shtoi ai.

Pjesë nga deklarata:

"Mbyllet dhe pjesa e Kuvendit, tani vijmë te presidenti dhe po i marr me radhë, sepse 3 burimet që prodhon Gjykata Kushtetuese janë Gjykata e Lartë, Kuvendi e Presidenti.

Vijmë te presidenti, është akoma më e shëmtuar ku të dy bashkë me Sadushin ngjajnë si hajdutë fshati që do rrëmbejnë mandatin.

Presidenti kërkon sqarime për mandatin e Sonila Bejtja, dhe pyetja që bëjnë çdo shqiptar: Çfarë ka të paqartë ky president? Zonja Sonila kishte marrë mandatin e një gjyqtari të mëparshëm që ishte zgjedhur për një mandat të plotë 9-vjeçar, mandat ky që mbaronte në 2028, shpallja ishte bërë nga presidenti Ilir Meta sipas dekreteve përkatëse, dekrete që janë sot e kësaj dite në fuqi të pafuzionuara nga askush.

Këta e ndërtojnë fabulen për rrotacionin, dhe po marr dy elemente për këtë. Duke u zgjedhur dy gjyqtarë në të njëjtën kohë, rreziku se mund të bllokohej Gjykata dhe nuk ishte në ujërat e domosdoshme për të funksionuar.

Të gjitha afatet për të zgjedhur gjyqtarët ranë në tokë, sepse këta bllokuan për 3 vite Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, sepse ishte institucion ku aplikonin kandidatët për t’u zgjedhur dhe në atë kohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta, e ndërtoi direkt menjeherë këshillin e emërimeve në drejtësi, po këta së bashku me disa ambasadorë të korruptuar e bllokuan pasi donin një këshill emërimesh në drejtësi që do emëronin ata njerëz që ju pëlqenin atyre.

Në këtë mes, nuk ka asnjë problem, sepse Kushtetuta e ka zgjidhur me nenin 179, dhe nuk i lanë vend as Sadushit as Begaj të kërkojnë sqarime".