SYRI TV/ Kërcënimi i Ramës frikëson tregtarët e rrugës: ‘Prodhimin e kemi të bahçes, s’kemi kupon’

Pjesa dërrmuese e tregtarëve dhe fshatarëve që sjellin qumështin apo produktet e tjera për klientët e tyre, kanë braktisur tregjet tre ditë pas nisjes së aksionit të tatimeve për kuponin.

Ata pak tregtarë që kishin dalë, kundërshtojnë vendimin e Kryeministrit si të pazbatueshëm, pasi për produktet që shesin apo çajin dhe bimët mjekësore që mbledhin në mal, nuk kanë se ku ta gjejnë kuponin tatimor. Për mijëra familje kjo lloj tregtie është burimi i vetëm i të ardhurave për të mbajtur familjet.

Tregtarët dhe fshatarët që sjellin qumështin çdo mëngjes për klientët e tyre të besuar, tre ditë pas nisjes së aksionit tatimor për kuponin, kanë braktisur shitjet e tyre.

Nga një vëzhgim të Syri TV që është bërë në disa qytete, si Elbasan, Kukës, Durrës dhe Korçë, shihet se rrugët ku këta tregtarë nxirrnin bukën e gojës duke shitur perimet e marra nga bahçja, apo edhe erëzat e çajin e mbledhur në mal,

Ata shprehen të zhgënjyer nga aksioni i fundit i tatimoreve dhe rrëfejnë se shitja e produkteve është e vetmja mundësi që kanë për të mbajtur familjen e tyre, pasi pensioni që marrin nuk u del as për të marrë ilaçet.