Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, ndërhyrja vështirësohet nga terreni i thyer
Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenovës, Mallakastrër. Flaket jane riaktivizuar rreth mesditës së sotme.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke bërë që ato të shtrihen në një sipërfaqe shumë të gjerë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur menjëherë operacionin për shuarjen e flakëve. Megjithatë, ndërhyrja e tyre po kryhet me mjete rrethanore, pasi terreni i thyer dhe i vështirë nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë.
Aktualisht, përpjekjet për izolimin e zjarrit po vazhdojnë, ndërsa situata mbetet e vështirë për shkak të kushteve atmosferike dhe përhapjes së shpejtë të flakëve.