Izraeli bombardon Damaskun, shpërthimet gjatë transmetimit live, gazetarja shokohet në studio! Shikoni videon
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se kanë goditur zonën përreth pallatit presidencial të Sirisë, në kryeqytetin Damask.
Shpërthimet e fuqishme u shënuan në orët e pasdites të sotme.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpërndarë një video nga televizioni shtetëror sirian ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm gjatë një transmetimi live të lajmeve.
Në postimin e tij në platformën X (ish-Twitter), Katz shkruan:
“Goditjet e rënda kanë nisur”, duke shoqëruar videon me një mesazh paralajmërues ndaj regjimit sirian.
Ai deklaroi më herët se paralajmërimet ndaj Damaskut kanë përfunduar dhe se tanimë kanë nisur goditjet “të dhimbshme”. Izraeli, sipas tij, do të vazhdojë të mbrojë komunitetin e Druzëve në Siri dhe se ushtria izraelite do të veprojë në jug të vendit, konkretisht në provincën Suweida, derisa tërheqja e plotë e forcave siriane të përfundojë.