Izraeli bombardon Damaskun, Ministria e Shëndetësisë: 1 i vdekur e 18 të plagosur në kryeqytetin e Sirisë

Izraeli ka goditur selinë e ushtrisë siriane dhe zonën pranë pallatit presidencial në Damask, në përgjigje të përplasjeve mes trupave siriane dhe luftëtarëve druzë në Suvejda, në jug të Sirisë.

Sipas një përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë së Sirisë, sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e një civili dhe plagosjen e 18 personave të tjerë, shkruan BBC.

Ndërkohë pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shpërthimet që ndodhën gjatë transmetimeve televizive live, të cilat u ndërprenë papritur nga shpërthimet. 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi sulmin, duke e cilësuar atë si një veprim paralajmërues për të mbrojtur pakicën druze, e cila shihet si një aleat i mundshëm.