", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/16/auto_Untitled-design-5-91752672686.webp", "width": 1280, "height": 720 } }

'Izraeli është një tumor kanceroz', lideri suprem i Iranit paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin: Do të përgjigjemi ashpër nëse sulmohemi

Irani është gati t’i përgjigjet çdo sulmi të ri ushtarak, tha udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, në komentet e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, duke shtuar se Teherani ishte i aftë t’u shkaktonte armiqve të tij një goditje më të rëndë sesa gjatë luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar.

Khamnei e quajti Izraelin një “tumor kanceroz” dhe tha se SHBA-të janë bashkëpunëtore në krimet izraelite.

“Luftimi kundër SHBA-së dhe “qenit të saj në zinxhir”, Izraelit, është i lavdërueshëm”, tha Khamenei.

Komentet e Khameneit vijnë pasi, SHBA-ja dhe BE kërcënuan se do të vendosin sanksione të reja për Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor deri në fund të gushtit.