'Ik shpejt se jemi policia'- Babi i Renis Dobrës tregon se çfarë i thanë vrasësit kushëririt të djalit të tij pak çaste para krimit: Nipi im i pa dhe…

Baba i Renis Dobrës, Rifat Dobra, foli sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24  për vrasjen tragjike të djalit të tij, i cili u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut.

Rifati tregoi detaje nga mbrëmja e vrasjes së të birit.

Ai tha se ishte nipi i tij që e vuri në dyshime nëse Renisit i ka ndodhur diçka e keqe ose jo.

Sipas Rifatit, nipi i tij pa makinën e Renisit dhe një makinë tjetër që po e ndiqte nga pas viktimën rreth orës 22:00.

Pasi e pa ai iu afrua personave, të cilët i thanë “Ik shpejt se jemi policia”. Pas kësaj nipi distancohet dhe merr në telefon babanë e Renisit duke i thënë se Renisin e kapi policia.

Kaq u desh që Rifati të shkojë në komisariat e të pyes për të birin, me policinë që i tha se nuk kishte arrestuar asnjë person me emrin Renis Dobra.

LEXO EDHE: Renis Dobra u vra për prishje të pazareve të drogës në Gjermani? Babai i 23-vjeçarit: S’më mbushet mendja fare! Ja çfarë më tha në bisedën e fundi

Rifat Dobra: Ditën e martë për herë të fundit folëm në orën 21:36 minuta. Më tha babai jam t’u u nis për shtëpi. Kishte qenë në qytetin e Burrelit. 5 kilometra është distanca nga qyteti te shtëpia jonë.

Nipi im më telefonoi në orën 22 e 2 ose e 3 minuta dhe më tha daj ku je. Më tha shpejt se ka kap Renin policia. Edhe unë menjëherë kam dal dhe jam nis drejt Burrelit, se e kanë kap policia dhe u paraqita te dega dhe aty thashë më keni kap Renin, çunin me makinë. A ka ardh këtu? Jo tha, s’kam njeri këtu. Edhe më tha mua merr 129. I mora dhe më thanë prit.

Nipi e kishte parë për herë të fundit rreth orës 22 Renisin dhe personat që e kishin monitoruar dhe e ndiqnin. Nipi ka pa makinën time…Personat që po e ndiqnin Renisin i thanë janë policia. I kishin thënë largohu se jemi policia “ish shpejt se jemi policia”.