Berisha takon Huhtanen: Shqipëria si e vetmja narko-diktaturë në Evropë, është në thundrën e një regjimi unik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar me një shënim në facebook takimin e tij me Drejtorin Ekzekutiv të fondacionit të Partive Popullore Europiane, Martens Centre Z. Tomi Huhtanen.

“E informova Z. Huhtanen me shëmbuj konkretë sesi diktaturën e narko-shtetit shqiptar, deputetët, drejtorët e agjencive, shefat e policisë, deri në ministrat e dikastereve kryesore emërohen nga krimi i organizuar dhe kartelet shqiptare që kanë shtrirje deri në amerikën latine”, shkruan Berisha.

Mesazhi:

Takim me Drejtorin Ekzekutiv të fondacionit të Partive Popullore Europiane, Martens Centre Z. Tomi Huhtanen.

Ne kete takim se para falenderova me mirenjohje Presidentin e Qendres Martens Mikulash Dzurinda mik i shquar i Shqiperise dhe Drejtorin Egzekutiv te Qendres Martens Tomi Huhtanen mik i çmuar i PD per mbeshtetjen e mbajtjes se Konfrences per Ballkanin Perendimor dhe Zgjerimin e BE.

Ne kete takim theksova se interesi dhe mbeshtetja e Qendres Martens per opoziten ne Shqiperi eshte e nje rendesie te veçantë.

Ekspert i lartë i çështjeve europiane, me z.Huhtanen patëm një shkëmbim të gjatë e të detajuar mbi realitetin të pabesueshëm që po kalon vendi.

Si e para dhe e vetmja narko-diktaturë në Europë, Shqipëria sot është de-facto në thundrën e një regjimi unik në historinë e kontinentit.

Shkarkimi kolektiv i drejtorëve të bashkive të vendit nga Kryeministri, falja masive e gjobave, pagesa miliona euroshe për evente propagandistike pre-elektorale, patronazhimi i votuesëve me të dhëna personale sensitive, Shqipëria e sotme është pushtet i një njeriu që nuk ka asgjë të përbashkët me standartet dhe normat europiane!

E informova Z. Huhtanen me shëmbuj konkretë sesi diktaturën e narko-shtetit shqiptar, deputetët, drejtorët e agjencive, shefat e policisë, deri në ministrat e dikastereve kryesore emërohen nga krimi i organizuar dhe kartelet shqiptare që kanë shtrirje deri në amerikën latine.

Një diktat i krimit e korrupsionit që mundësohet nga mbështetja direkte që Rama u jep nëpërmjet lejeve të ndërtimit për pastrim parashë kriminale, statuseve speciale si ai i investitorit strategjik, apo licencat qindra e mihëra hektareshe për plantacione kanabisi.

Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, ndarja me Europën e standarteve thellohet dhe më tej teksa reforma në drejtësi qartazi e vendosi atë nën thundrën e Ramës e narko-prokurorëve të cilët në vend që të godasin krimin e organizuar, persekutojnë liderat e opozitës e të zgjedhurit e saj.