E rëndë në Elbasan, humb jetën i moshuari! Dyshohet se u dogj nga zjarri që i vendosi shkurreve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e djegies aksidentale, pasi mendohet se i ka vënë zjarrin një masivi me shkurre në afërsi të Zaranikës.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të ndjerit, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes.