Rrëmbimi dhe torturimi i 23 vjeçarit, Ja momentet e fundit të Renis Dobrës, një ‘Hyundai’ e ndjek pas
Syri Tv ka siguruar momentet e fundit të jetës së Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar ta rrëmbejnë 23-vjeçarin më pas ta dhunojnë e ta hedhin në liqen mbrëmjen e 8 korrikut 2025
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën e 23-vjeçarit, në një vendndodhje shumë pranë banesës së viktimës në fshatin Zenisht.
Hetimet kanë zbuluar se autorët kanë marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Honday të bardhë.
Pasi e kanë marrë e kanë torturuar mbytur me litar dhe e kanë hedhur me makinë në liqen. Ka qenë GPS i makinës që ka gjurmuar të dy makinat.
Katër autorët që kishin marrë makinat me qira pasi kanë kryer krimin i kanë dorëzuar sërish në Rinas.
Policia ka mohuar që autorët të kenë pasur uniforma apo stema policie.