Liverpool-i synon sulmuesin suedez, përgatit ofertën rekord prej 150 milionë paundësh
Alexander Isak është kthyer në objektivin kryesor të Liverpool-it, ndërsa në “Anfield” po përgatitet një plan ambicioz për ta bërë sulmuesin suedez pjesë të skuadrës. Sipas ‘London Standard’, ‘Reds’ janë të gatshëm të shesin tre lojtarë të ekipit të parë për të financuar një ofertë rekord që mund të arrijë deri në 150 milionë paundë, aq sa është kërkesa e Newcastle për 24-vjeçarin.
Në fillim të javës, kampionët në fuqi të Premier League-s kontaktuan zyrtarisht Newcastle për të diskutuar një marrëveshje që fillimisht mund të kapë shifrën 120 milionë paundë, e cila do të thyente rekordin aktual britanik të transferimeve, që i përket Florian Wirtz-it me 116 milionë paundë.
Megjithatë, Newcastle ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se Isak nuk është në shitje, teksa vetë janë në përpjekje për të afruar Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt. Nëse nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për Isak, Liverpool-i mund të kthehet pikërisht te sulmuesi francez.
Nga ana tjetër, sjellja e Liverpool-it ka trazuar ujërat, pasi besohet se suedezi ka sinjalizuar hapur dëshirën për t’u transferuar në “Anfield”. Edhe pse Newcastle përpiqet ta mbajë, interesimi i Liverpool-it duket se ka ndikuar te vetë lojtari.
Për të financuar këtë operacion të kushtueshëm, Liverpool-i planifikon të shesë Darwin Nunez, i cili nuk ka bindur në tri sezonet e fundit dhe ka interesim nga klubet saudite, kryesisht nga Al Hilal. Po ashtu, Luis Diaz është objektiv i Bayern-it, që cilëve i është refuzuar një ofertë prej 58.6 milionë paundësh, ndërsa kolumbiani i ka kërkuar klubit të shqyrtojë largimin e tij. Një ofertë e dytë pritet së shpejti.
Në listën e shitjeve janë edhe Harvey Elliott (i vlerësuar rreth 40 milionë paundë, por i shitshëm për 30) dhe Tyler Morton, i cili gjithashtu ka zgjuar interes. Nëse këto shitje konkretizohen, Liverpool-i mund të sigurojë afro 150 milionë paundë, shifër e mjaftueshme për të tentuar transferimin e Isak-ut.
Me një plan të qartë dhe një sinjal të hapur nga vetë lojtari, Liverpool-i është gati të nisë ofensivën për një prej sulmuesve më të kërkuar në Premier League.